FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Egjipt-Uruguai bëjnë “paqe” në 45 minutat e para, Suarez shpërdoron shumë (VIDEO)

Egjipti dhe Uruguai nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në 45 minutat e para. Në “Ekaterinburg Arena”, fraksioni i parë ka dhuruar pak emocione, teksa të dyja skuadrat janë kujdesur më shumë për të studiuar lojën e kundërshtarëve.

Cavani jep sinjalin e parë të rrezikshëm në minutën e 8-të, por portieri El Shenawy është i vendosur mjaft mirë në kuadratin e portës. Kundërpërgjigja e Egjiptit vjen në minutën e 12-të me Trezeguet që provon me një goditje brenda zonës. Shansi më i mirë për Uruguain është në minutën e 24-të, teksa Suarez, i vetëm përballë portierit nuk arrin që të gjejë rrugën e rrjetës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?