FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Egjipt-Uruguai luhet në stadiumin më të çuditshëm të Kupës së Botës

Dita e dytë e Kupës së Botës do të nisë me një duel shumë interesant mes Egjiptit dhe Uruguait. Dueli do të luhet në stadiumin “Ekaterinburg Arena”. Një stadium që pret fazën finale të botërorit të futbollit duhet të ketë minimalisht një kapacitet 35 mijë vende, por surprizave të arkitektëve në rastin e një prej impianteve në Rusi, iu gjet një zgjidhje unike.

Impianti në qytetin me të njëjtin emër, u finalizua me një projekt disi të çuditshëm por që mori lejen e FIFA-s 6 muaj nga nisja e botërorit këtë verë. Ekipi projektues vendosi të shtojë dy tribuna që dalin jashtë stadiumit por që gjithsesi kanë një pamje të mirë të fushës dhe bileta do t’ia vlejë për të parë ndeshje të fazës finale si Francë-Peru apo Meksikë-Suedi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ekaterinburg Arena” është vetëm një nga 12 impiantet që do të presin përfaqësueset më të mira të globit në futboll, por e vetmja me një projekt të tillë. Kjo arenë është ndërtuar në vitin 1957.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?