FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Egjipti pësoi gol në kohën shtesë, komentatori pëson atak kardiak dhe humbet jetën (VIDEO)

Futbolli egjiptian është në zi, jo për shkak të humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Arabisë, por për një ngjarje shokuese që ka ndodhur në momentin e pësimit të golit të dytë. Rezultati ishte 1-1 dhe arabët shënuan golin e fitores. Në këtë moment, komentatori sportiv Abdel Rahim Mohamed ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai është ndjerë keq pas golit të shënuar nga Arabia në kohën shtesë.

Pasi i është dhënë ndihmë e parë nga kolegët, Mohamed është transportuar për në spital, ku mjekët janë përpjekur ta sjellin në jetë, por ka qenë e pamundur. Rahim Mohamed komentonte ndeshjet për kanalin “Nile Sports”, teksa edhe dje ka raportuar për kanalin në fjalë, por mesa duket ky ka qenë raportimi i fundit për të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?