Egnatia dhe Laçi bëjnë “paqe” në stadiumin e Partizanit
Egnatia dhe Laçi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në duelin e luajtur në stadiumin e Partizanit. Në minutën e 25-të, rrogozhinasit mbetën me një lojtar më pak pas ndëshkimit e karton të kuq të Zejnullait.
Kurbinasit do të përfitonin për të kaluar në avantazh të parët në fillimin e pjesës së dytë, por një penallti e realizuar nga Jackson vendosi baraspeshën.
Me këtë barazim, Egnatia mbetet në vendin e 3-të dhe në rast të një fitoreje Vllaznisë sot mund të zbresë më poshtë. Nga ana tjetër Laçi shkon në kuotën e 40 pikëve me dy më shumë se Erzeni i vendit të gjashtë.
KOHA JONË SONDAZH

