Egnatia godet në merkato, firmos me sulmuesin e kombërtares së Azerbajxhanit

Vusal Isgandarli është lojtari më i ri i Egnatias. Sulmuesi azer është prezantuar nga rrogozhinasit dhe menjëherë do të bashkohet në stërvitje, në mënyrë që të jetë i gatshëm që për ndeshjen e parë me Ararar.

Në edicionin e fundit, Isgandarli shënoi 6 gola në 34 ndeshjet me Sumqayit në Azerbajxhan. Në të shkuarën 27-vjeçari ka luajtur dhe me Simurq, Zira dhe Shamakhi po në Azerbajxhan dhe Ankara Keciorengucu në Turqi.

Isgandarli, i cili ka luajtur edhe 3 ndeshje me kombëtaren azere, pritet që të jetë një element që forcon ofensivën e skuadrës së Edlir Tetovës. 27-vjeçari do të jetë pjesë e Egnatias për 3 vite dhe shihet si një goditje e rrogozhinasve, që duan të bëjnë mirë që në kupat e Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?