Egnatia surprizon Laçin, shkon në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë
Egnatia bën surprizën në Laç dhe kualifikohet për herë të parë në histori, në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Skuadra rrogozhinase ka arritur një fitore 0-3 në Kurbin, duke siguruar biletën për më tej.
Ndeshja e parë në “Egnatia Arena” kishte përfunduar në barazim pa gola dhe vendasit shiheshin dukshëm favoritë, megjithatë fusha foli në favor të rrogozhinasve.
Medeiros shënoi golin e avantazhit në minutën e 20-të për Egnatian, që në pjesën e dytë gjeti rrjetën edhe dy herë të tjera. Fillimisht ishte Kasa që shënoi të dytin dhe më pas Mediros kompletoi dopietën personale e vulosi kualifikimin e Egnatias.
Egnatia bëhet kështu skuadra e tretë gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë, pas Tiranës e Teutës, teksa në mbrëmje kompletohet katërshja, me të kualifikuarën e çiftit Partizani-Vllaznia.
KOHA JONË SONDAZH

