FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ekipi i Kukësit do ankohet për arbitrin e ndeshjes

Deklarata e klubit të futbollit të Kukësit:

Humbja e sotme në Kukës ndaj Lushnjes 1 – 3. është nga humbjet më të thella në këto 6 vite që Kukësi është në Kategorinë Superiore. Për këtë ndeshje do të ketë një analizë të detajuar, dhe do te nxirren përgjegjësitë e stafit teknik dhe të lojtarëve. Nuk mund të ketë justifikime për këtë paraqitje të dobët. Gjithashtu nuk mund të tolerojmë arbitrimin e dobët nga ana e kryesorit të takimit, Klodian Shahini, i cili në minutën e 30- të, nuk dha një 11 metërsh për Et’hemin, të shkaktuar brënda zonës nga numri Mone.

Kjo penallti mund të ndryshonte rrjedhën dhe rezultatin e lojës. Klubi do të bëj ankimim për këtë gjyqtar, i cili nuk i ka kopetencat e duhura për të gjykuar një ndeshje të këtij niveli. Gjithashtu takimi është mbyllur pa mbaruar koha shtesë nga ana e tij. Kujtojmë se ai gjithmonë ka qënë gjyqtar i katërt në takimet e Kategorisë Superiore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?