FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

El Chapo po përgatitej të blinte Çelsin

Bosi i drogës, “El Chapo” Guzman, thuhet se ka dashur të blejë gjigandët e Premier League, “Chelsea Football Club”. “Diario SPORT” shkruan se autoritetet meksikane konfirmojnë se, pas kapjes së tij javën e kaluar, Guzman po e shihte si një mundësi reale blerjen e klubit londinez.

Me një pasuri që thuhet se kap shifrat e 1 miliard dollarëve, “El Chapo” mendohet se ka dashur t’i bashkangjisë sipërmarrjes së tij një sport të cilin ai e dashuron shumë: futbollin.

Tashmë blerja e “Chelsea” duket e pamundur për Guzman, jo vetëm sepse u kap sërisht nga autoritetet meksikane, por edhe sepse pronari aktual i klubit londinez nuk ka ndërmend ta shesë ekipin e tij, sidomos një personi si “El Chapo”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nga ana tjetër nuk do të ishte çudi, futbolli anglez ka patur pronarë klubesh të ‘pandershëm’ edhe në të shkuarën./Telesport.al/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?