Eliminimi dhemb shumë te PSG, Messi dhe Mbappe drejt largimit

Eliminimi i PSG në Champions League do të ketë pasoja të rënda te skuadra parisiene. Mediat franceze raportojnë se e ardhmja e skuadrës, dhe e yjeve është në diskutim.

Ai që dridhet më shumë pas dështimit të radhës është Galtier, aq sa presidenti Nasser Al-Khelaifi , siç shkruajnë mediat franceze ka programuar një takim me gjithë kastën drejtuese për të analizuar situatën dhe për të marrë vendimin për pushimin e menjëhershëm të trajnerit.

Në radhë të parë për ta zëvendësuar është Thomas Tuchel, i pushuar nga PSG në vigjiljen e Krishtlindjeve në 2020, dhe që fitoi dy kampionate të Ligue 1 duke e çuar skuadrën edhe në finalen e Champions ku pastaj humbi me Bayernin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dyshim edhe qëndrimi i Messit, takimi i fundit mes babait-agjent dhe drejtuesve parizienë nuk ka sjellë hapa përpara. Sipas të përditshmes L’Equipe, ajo sfidë në Bavari mund të ketë qenë e fundit për argjentinasin në Champions me fanellën e PSG.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbappe edhe pse ka rinovuar kontratën sërish e ardhmja e tij vështirë se do të jetë sërish te skuadra e PSG. Reali, City ose Liverpooli janë tri alternativa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?