Elseid Hysaj drejt Anglisë, Arsenal ofron 80 milion € për shqiptarin

Elseid Hysaj është ndër emrat më të përfolur nga futbollistët e kombëtares për sa I përket merkatos. Së fundi për mbrojtësin e kombëtares shqiptare dhe të Napolit ka shfaqur interes skuadra londineze e Arsemal që sipas të përditshmes britanike “Mirror”, drejtuesit e Arsenalit janë të gatshëm të paguajnë plot 80 milion euro, për të përfituar shërbimet e Hysajt.

Hysaj ka kontratë me Napolin deri në vitin 2021, por ai mund të largohet nga ekipi napolitan pasi ekipe më të mëdha kanë shfaqur interes për të.

Presidenti i Napolit, De Laurentis pati deklaruar se nuk do e linte mbrojtësin shqiptarë të largohej nga klubi, pa u paguar klauzola, prej 50 milionë euro. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me Hysajn.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?