FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Elvis Sina: Me Daliç te Dinamo luanim si Barcelona sot, i uroj fat në finale

Zlatko Daliç ditën e nesërme do të drejtojë Kroacinë për herë të parë në histori në një finale Botëriri. Në një prononcim të dhënë për Supersport, Elvis Sina flet si një lojtar i Dinamos, ku shprehet me fjalë “superlative” për teknikun Daliç. Ndër të tjera Sina zbulon se trajneri kishte një model sikurse është Barcelona sot, sepse kur humbnin topin, bënin rreth 5-6 sekonda presion.

“Më është bërë qefi shumë. Ka edhe një gjë tjetër, futbolli është shumë fat. Daliç është me shumë fat, sepse ka luajtur 3 ndeshje në shtesë dhe nuk ka patur asnjë dëmtim në skuadër. Kishte një kërkesë shumë të veçantë në fushë. Daliç kishte një model loje si Barcelona, pasi kur humbnim topin, bënim presion 5-6 sekonda për ta rrëmbyer përsëri atë. Kur iku në Arabi pata disa herë kontakte me të, por pastaj i humbën, por gjithsesi kam shumë respekt dhe uroj që të fitojë në finale”, është shprehur Sina.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?