Emanuele Ndoj i dëmtuar, Brescia gjen zëvendësuesin e mesfushorit shqiptar

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Emanuele Ndoj, kishte nisur përgatitjet me Brescian, teksa këtë sezon do të jetë pjesë e elitës së futbollit italian.

Por, mesfushori nuk ka pasur fatin nga ana e tij, teksa ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës, ndërsa është detyruar të largohet nga grumbullimi i skuadrës.

Edhe pse ende nuk është qartësuar koha e nevojshme që 22-vjeçarit do t’i nevojitet për t’u rikthyer, Ndoj me shumë mundësi do të humbasë javët e para të kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke qenë se në sezonin e kaluar, Ndoj ishte nga më të mirët në radhët e Brescias, drejtuesit e kishin menduar si një lojtar formacioni edhe në Serinë A.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, dëmtimi ka ndryshuar planet, teksa tashmë klubi do të ndërhyjë në merkato për të  gjetur zëvendësuesin e shqiptarit.

Në vëmendje është lojtari franko-maroken i Nancy, Amin Basi. Megjithatë, pavarësisht dëmtimit, mesfushori do të ketë kohën e duhur për të treguar edhe njëherë cilësitë e tij dhe për të rifituar pozicionin e titullarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?