Emergjencë në kombëtare/ Sulmuesi braktis grumbullimin, thirret lojtari i Partizanit

Nuk kanë fund problemet për trajnerin Edy Reja në grumbullimin e parë. Strategu italian është detyruar që të bëjë sërish ndryshime në listën e kombëtares A për dy ndeshjet zyrtare ndaj Islandës në transfertë më 8 qershor dhe Moldavisë në “Elbasan Arena” më 11 qershor ora 20:45.

 

Eros Grezda nuk do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e rradhës për arsye personale. Trajneri Reja ka thërritur në skuadër Lorenc Trashin, nga Partizani, që do të bashkohet me grupin në ndeshjen e sotme në “Elbasan Arena”, ku kuqezinjtë do të luajnë përballë U-21 të drejtuar nga Alban Bushi. Ndeshja zhvillohet sot në orën 17:00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?