Emocionet e Kupës së Shqipërisë. Vllaznia sfidon Egnatian, Tirana ndaj Teutës

Emocionet e futbollit shqiptar vijnë këtë mesjavë me duelet e Kupës. Këtë të mërkurë luhen dy sfidat e para gjysmëfinale, me Vllazninë që luan kundër tabusë Egnatia dhe Teutën që sfidon Tiranën.

Në stadiumin “Loro Boriçi”, shkodranët luajnë vendin në finale kundër rrogozhinasve, kundërshtarë direkt edhe për vendin e tretë në kampionat. 180 minuta tepër emocionuese dhe të ekuilibruara të paktën në letër, me Vllazninë që e ndihmon vetëm historia.

Po të mërkurën në orën 18:00, Tirana do të ndeshet me Teutën në “Elbasan Arena” . Një sfidë që i shikon bardheblutë të qetë në krye të renditjes, teksa durrsakët në situatë të mirë dhe larg zonës së rënies. Europa kalon pikërisht përmes Kupës për Teutën, që kërkon të eliminojë Tiranën në një përballje të dyfishtë dhe të sigurojë finalen e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?