Empoli fiton ndaj Bolognës në Seria A, shkëlqen sërish Ismajli
Empoli mori një tjetër fitore ndaj Bolognës në transfertë në shifrat 0-1. Ismajli edhe në këtë ndeshje luajti 90 minuta, duke spastruar plot herë zonën dhe bllokuar dy herë kundërshtarin në tentativën për të shënuar.
Vetëm autori i golit të vetëm të takimit, Bandinelli (8.1, dhe anësori i majtë, Parisi 7.6 kishin notë më të lartë se mbrojtësi shqiptar.
Ndërkohë Nedim Bajrami u aktivizua titullar, por luajti deri në minutën e 65-të, duke u zëvendësuar nga Henderson.
Ismajli do të jetë edhe lideri i kuqezinjve në mbrojtje për dy ndeshet e Nations League kundër Izraelit dhe Islandës, duke parë mungesat e Gjimshitit, Kumbullës dhe Dermakut për arsye dëmtimi.

KOHA JONË SONDAZH

