FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Emre Can përfundon në merkato, Barcelona dhe Bayerni bëjnë gati ofertat

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Partici, po punon në ditët e fundit të merkato me objektivin e vetëm për të reduktuar disi listën e futbollistëve, sigurisht me një sy edhe nga bilanci. Nuk është një mister që në listën e largimeve është edhe Emre Can. Mesfushori turko-gjerman u transferua sezonin e kaluar me kosto zero, por në përgatitjet e këtij fillim sezoni nuk ka arritur që të bindë trajnerin Sarri.

 

Barcelona dhe Bayern Munich, janë dy skuadrat më të interesuara për të. Një nga elementët më të rëndësishëm në formacionin e Allegrit gjatë sezonit të fundit, tashmë ka përfunduar në listën e largimeve, i ndikuar edhe nga forma e mirë e Khedirës dhe refuzimin për të t’u larguar nga Matuidi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke parë rrezikun për të mbetur jashtë listës së Championsit, mesfushori gjerman mund të zgjedhë që të pranojë një nga ofertat që do të kapin shifrën e 30-35 milionë eurove. Do të jetë një sakrificë e madhe për klubin italian, pasi Emre Can është vetëm 25 vjeç. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?