FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Emre Can tërhiqet: Nuk flas më, do i jem mirënjohës Juventusit

Emre Can nuk e priti aspak mirë lajmin se trajneri Maurizio Sarri e la jashtë listës për fazën e grupeve në Champions League. Mesfushori gjerman në një intervistë të dhënë nga grumbullimi me panterat u shpreh i zhgënjyer, duke u shprehur se trajneri nuk e kishte mbajtur fjalën.

 

Gjithsesi mesa duket Emre Can ka bërë një hap mbrapa në orët e pasdites dhe ka lëshuar një mesazh dashurie për klubin bardhezi dhe tifozërinë, teksa ka shtuar se për respekt të tyre, nuk do të flasë më për këtë çështje, por do të tregojë veten në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do t’i jem gjithmonë mirënjohës Juventusit dhe mënyrës se si më mbështetën dhe qëndruan pranë që nga dita e parë, veçanërisht gjatë kohës kur isha i dëmtuar. Në respekt të Juventusit dhe shokëve të skuadrës, suksesi i të cilëve është prioritet edhe për mua, nuk do të flas më asnjë fjalë në lidhje me këtë çështje dhe do të vazhdoj të luftoj në fushë”, shkroi Emre Can në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?