FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Enigmatiku” Reja, ja si pritet të luajmë ndaj Islandës

Trajneri i kombëtares, Edy Reja nuk dha shumë indikacione për formacionin që do të zbresë në fushën e lojës ndaj Islandës, por la të nënkuptohej se mund të luajë më dy sulmues. Gjatë këtyre ditëve është punuar me skemën 3-5-2, por nëse do të zbresë në fushë me këtë vendosje, duket se ende nuk është shprehur shumë i vendosur.

 

Në portë dhe në mbrojtje ka pak dilema. Teksa në kuadrat do të jetë Etrit Berisha. Prapavija me tre do të formohet nga Ismajli, Dërmaku dhe Mihaj. Ergys Kaçe, Taulant Xhaka dhe Migjen Basha priten të kenë një vend të sigurt gjithashtu në formacion nga minuta e parë, pa përjashtuar edhe një surprizë që mund të ndodhë me Abrashin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Balotazhi i vetëm lidhet me krahun e majtë të mbrojtes, atje ku Aliji duket se ka fituar rivalitetin me Lenjanin, ndërkohë që dyshja e sulmit pritet të jetë Sadiku me Cikalleshin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?