FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Entuziazëm tek Interi, zbarkon në Milano edhe Alexis Sanchez (VIDEO)

Interi nuk di të ndalet në merkato, teksa ditën e sotme përveç mbrojtësit të Fiorentinës, Biraghi, ka mbërritur në Milano edhe një tjetër goditje e rëndësishme. Bëhet fjalë për sulmuesin e Manchester United, Alexis Sanchez, i cili vjen në formë huazimi.

Sulmuesi kilian rikthehet në Seria A pas 8 sezonesh, ku do të rigjejë ish-shokun e ekipit, Romelu Lukaku. Ai vjen në formë huazimi, teksa Interi do të paguajë 5 milionë euro në sezon për pagën e tij, ndërkohë që pjesa tjetër prej 7 milionë eurosh, do të mbulohet nga United.

Sanchez do të luajë në rolin e sulmuesit të dytë, njëlloj siç ka bërë më parë në Itali me ekipin e Udineses. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?