FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Episodi qesharak në dhënien e trofeut, rusja: Ja pse nuk ja dhashë dorën Benatias! (VIDEO)

Juventusi festoi titullin kampion në sfidën e fundit ndaj Veronës, ndërkohë që një ndër episodet më të komentuara në rrjetet sociale, ishte momenti kur Benatia tentoi që t’i jepte dorën njërës prej bukurosheve të vendosura në ceremoninë e dhënies së trofeut.

Pak ditë pas atij episodi, Svetlana Vakulova ka treguar arsyet se përse kishte vendosur që të mos i jepte dorën lojtarit të Juventusit, duke u justifikuar sikur nuk i lejohej.

“Me miliona tifozë më kanë shkruar në rrjete sociale dhe kam parë komente nga më të ndryshmet për atë episod. Dua të sqaroj që rregullorja jonë, nuk na lejon që t’i japim dorën askujt. Nuk kisha asgjë personale me Benatian, pasi unë vetë jam një tifoze e Juventusit”, u shpreh Vakulova.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?