Eriksen i “shkel syrin” Realit: Ka ardhur koha të provoj diçka të re
Christian Eriksen është gati për t’u larguar nga Tottenhami gjatë kësaj vere. Mesfushori danez, në një intervistë për mediat e vendit të tij, ka pranuar se tashmë ka ardhur koha për të filluar një aventurë të re, duke nënkuptuar se mund të pranojë ofertën e Realit.
“Mendoj se jam në një moment të karrierës sime ku unë dua të provoj diçka të re. Kam respektin më të madh për gjithçka ka ndodhur tek Tottenham, por unë e kam thënë se do më pëlqente të provoj diçka të re”, ka deklaruar Eriksen për “Ekstra Bladet”.
Pritet që në ditët në vijim, Reali të formalizojë ofertën për mesfushorin dnez, ndërkohë që drejtuesit e “Spursave” duhet të fillojnë që të mendojnë për zëvendësuesin e tij. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

