FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eriksen nuk pranon transferimin te United, “bllokon” edhe Pogba-n

Christian Eriksen nuk do të shkojë te Manchester United. Mesfushori i Tottenhamit nuk ka ndërmend që të transferohet në “Old Trafford” teksa dëshira e tij e vetme është një largim te Real madrid. Pavarësisht se merkatoja në hyrje në Angli mbyllet me 8 gusht, ekzistojnë mundësitë që deri më 2 shtator 27-vjeçari të transferohet në një skuadër të madhe europiane.

Eriksen shpresonte te një transferim i mundshëm në radhët e Real Madrid, por pala spanjolle ka treguar më shumë interes për Paul Pogba dhe Donny van de Beek të Ajaxit. Gjithsesi, ndër skuadrat e rëndësishme që mbeten në garë për lojtarin janë Atletico Madridi dhe Juventusi, që mund të ofrojnë 50 milionë euro brenda 2 shtatorit.

Gazeta spanjolle “Marca” po pretendon se Ole Gunnar Solskjaer do të pranonte shitjen e Pogbasë, nëse Manchester United do të ishte në gjendje të nënshkruante me futbollistin e përfaqësueses së Danimarkës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?