Erzeni konfirmohet si surpriza e sezonit, mund Partizanin kryesues (VIDEO)

Erzeni është surpriza e këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Skuadra shijakase mori një fitore të madhe 1-0 ndaj Partizanit, i cili i kishte bërë start perfekt sezonit.

Një gol Nonato në tentativën e parë drejt portës në minutën e 12-të i dha avantazhin shijakasve të cilët më pas ditën të mbronin me shumë rregull për të evituar sulmet e të kuqve.

Partizani krijoi raste, por nuk i shfrytëzoi, sidomos në pjesën e dytë, duke pësuar kështu humbjen e parë të këtij sezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erzeni, me këtë fitore të parë historike ngjitet në vendin e dytë me 8 pikë, 1 më pak se Partizani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?