Erzeni shkarkon trajnerin Kapllani 3 javë nga fundi i kampionatit

Kur kanë mbetur dhe 3 javë nga fundi i kampionatit shqiptar, Xhevahir Kapllani, nuk është më trajneri i Erzenit. Në një mbledhje urgjente në klubin shijakas, drejtuesit kanë vendosur të shkarkojnë durrsakun si pasojë e rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit.

Kapllani mori drejtimin e skuadrës në verën e vitit të kaluar dhe në fillim të sezonit ekipi i tij u konsiderua dhe si surpriza e këtij edicioni, por në tetë ndeshjet e fundit, shijakasit regjistruan 5 humbje dhe 3 barazime e tashmë janë vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë.

Ekipin do e drejtojë zëvendës-trajneri Alfred Deliallisi, deri në përfundim të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?