Është kthyer në lider, Interi bën gati rinovimin me Lautaro Martinez
Lautaro Martinez është kthyer në lider te skuadra e Interit në sezonet e fundit, duke u bërë pasues ideal i ish-legjendës Javier Zanetti. Sulmuesi argjentinas, i cili fitoi Kupën e Botës në Katar 2022, u shpall kapiteni i ri i skuadrës së Simone Inzaghit pas largimit të portierit Handanovic.
26-vjeçari e ka nisur shumë mirë sezonin e ri. Dhe deri tani kryeson renditjen e golashënuesve të Serie A me 5 gola në po kaq ndeshje. Lautaro ka kontratë deri në 2026 me zikaltrit, por drejtuesit duan ta zgjatin bashkëpunimin me të edhe për dy vite të tjera.
Rinovim deri në 2028 dhe rritje e pagës sezonale. Sulmuesi latin përfiton aktualisht 6 mln euro në sezon, por me shumë mundësi do të rritet duke parë rendimentin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

