“Është padrejtësi e ndyrë”, Mourinho “sulmon” arbitrin anglez në parking pas ndeshjes (VIDEO)
Roma u mund mbrëmjen e djeshme nga ruleta e penalltive, por trajneri Jose Mourinho ishte i tërbuar në fundin e ndeshjes me gjyqtarin Taylor.
Trajneri i Romës u takua me ekipin e arbitrave në parkingun nëntokësor të “Puskas Arena” dhe sulmoi verbalisht gjyqtarin anglez, duke e cilësuar si fajtor për mosdhënien e një penalltie për skuadrën e tij pas një prekje me dorë brenda zonës.
Mourinho përdori fjalë të ashpra ndaj gjyqtarit britanik, i cili po hipte në minibusin e rezervuar për zyrtarët e ndeshjes, edhe pse u përpoq të përmbahej për të shmangur sanksionet nga UEFA. “Është padrejtësi e ndyrë”, ishin pak a shumë fjalët e portugezit.
Mourinho to Anthony Taylor:
“You’re a f*cking disgrace man” pic.twitter.com/cWjzB8ytK1
— Paul, Manc Bald and Bred (@MufcWonItAll) June 1, 2023
KOHA JONË SONDAZH

