Eto’o var këpucët në gozhdë: Drejt sfidave të reja!
Samuel Eto’o ka vendosur që të varë këpucët në gozhdë, në moshën 38-vjeçare, duke e lajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Fund. Drejt sfidave të reja”, shkroi kamerunasi, duke lënë të kuptohet se e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe se tani është gati për një rrugë të re, që me shumë gjasë do të jetë ajo e trajningut, rol që e ka provuar më herët në kampionatin turk.
Samuel Eto’o numëron 759 ndeshje si profesionist, gjatë të cilave ka arritur të shënojë plot 370 gola, ndërsa ia ka dalë të veshë fanellat e klubeve më të mëdha të botës si Reali i Madridit, Barcelona, Interi e Chelsea, por edhe të tjera si Mallorca, Sampdoria, Everton, Antalyaspor, Konyaspor, Qatar SC etj.
Eto’o është i vetmi futbollist që ka arritur të fitojë tripletë trofesh me dy klube të ndryshme, me Barcelonën në 2009-ën dhe Interin në 2010-ën.
KOHA JONË SONDAZH

