Europa League/ Duel i zjarrtë mes Feyenoord dhe Romës, United dhe Juventus sfida delikate

Pas Champions League, sonte në mbrëmje do të jetë radha e Europa League me duele shumë interesante. Në orën 18:45 vjen përsëritja e finales së Conference League, sezonin e kaluar që u luajt në Tiranë mes Feyenoord dhe Romës.

Holandezët kanë një mundësi të artë për hakmarrje dhe në këtë sfidë vijnë në momentin më të mirë të tyre. Kryesuesit e Eredivisies janë në rrugën e duhur për të triumfuar në kampionatin holandez. Në anën tjetër, Roma kërkon të triumfojë sërish në një kompeticion europian që për nga rëndësia vlen më shumë se Conference League.

Në orën 21:00 do të luhen edhe dy sfida të tjera interesante. Manchester United sfidon Sevillan, një kundërshtar që ka një ecuri fanastike në këtë kompeticion. “Djajtë e Kuq” synojnë të fitojnë një tjetër trofe në Europa League, por nuk do të jetë aspak e lehtë pasi përballë në çerekfinale do të kenë ekipin ekspert të këtij kompeticioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën orë do të luhet edhe Juventus vs Sporting. Italianët pësuan humbje në sfidën e fundit në Serinë A përballë Lazios dhe tani kualifikimi në Champions League mbetet shumë i vështirë për t’u arritur nga kampionati. Prandaj rruga e vetme mbetet triumfi në Europa League, që mungon prej vitit 1993.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por për skuadrën e Allegrit nuk do të jetë aspak e lehtë pasi përballë do të ketë skuadrën që eliminoi Arsenalit. Portugezët treguan karakter përballë kryesuesve të Premier League-s dhe ia dolën mbanë falë penalltive.

Image

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?