Europa League/ Juventus dhe United fitojnë dhe sfidat e kthimit dhe shkojnë në çerekfinale (VIDEO)
Juventus dhe Manchester United sigurojnë një biletë për në çerekfinale të Europa League. Skuadra bardhezi mori një fitore 2-0 në transfertën ndaj Freiburg dhe pas suksesit 1-0 dhe në duelin e parë, shkojnë për në fazën tjetër.
Vendasit mbetën me një lojtar më pak në minutën e 44-të, pasi Gulde preku topin me dorë në zonë. Juventusi fitoi penallti dhe nga pika e bardh Vlahovic do të tregohej i saktë. Ndërkohë në fundin e takimit, Federico Chiesa do të vuloste gjithçka me një goditje të bukur në hyrje të zonës.
Manchester United fitoi dhe sfidën e kthimit ndaj Real Betis. Këtë herë në shifrat 0-1. Golin e vetëm do ta shënonte Rashford në fillimin e pjesës së dytë, pas një asisti që mori nga Casemiro.
KOHA JONË SONDAZH

