Europa League/ Juventusi dhe Roma kërkojnë të shkojnë në finalen e Budapestit

Mbrëmjen sotme është radha e Europa League për të zbuluar dy skuadrat finaliste. Sevilla-Juventus dhe Bayer Leverkusen-Roma do të përplasen sërish në sfidat e dyta gjysmëfinale, ku gjithçka është e hapur.

Në “Ramos Sanchez Pizjuan” do përballen “ekspertët” e Europa League përballë “Zonjës së Vjetër”. Sevilla pasi kaloi Man United, zhvilloi një ndeshje të mirë edhe në Torino përballë Juventusit. Spanjollët ishin shumë pranë fitores në gjysmëfinalen e parë, por sfida përfundoi në barazim pasi Gatti realizoi për Juven në minutën e 97-të. Sevilla ka fituar 6 herë Europa League-n nga 2006 deri më tani, si asnjë ekip tjetër më parë. Spanjollët kërkojnë të arrijnë sërish në finale, për të tentuar titullin e 7 në histori.

Juventusi synon që të arrijë suksesin në Europa League, jo vetëm për të marrë një trofe, por dhe për të siguruar një biletë për në Champions edicionin e ardhshëm, pasi nuk ka garancinë nga kampionati, pas rrezikut për zbritje pikësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Roma e Jose Mourinhos do të synojë, të sigurojë finalen e dytë radhazi europiane, tani në kompeticionin e Europa League. “Verdhekuqtë” janë të avantazhuar në gjysmëfinale, pasi sfida e parë në “Olimpico” përfundoi në favor të tyre me rezultatin minimal 1-0, por gjithçka mbetet e hapur dhe ekipi finalist do të vendoset në “Bay Arena”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?