Europa League/ United dhe Roma kërkojnë fitore në sfidat e dyta në grup
Europa League do të luajë sonte ndeshjet e dyta në grupe. Pas shtyrjes së super sfidës Arsenal-PSV Eind’hoven, sot do të luhen 15 ndeshje të ndara në dy orare. Në orën 18:45 spikat dueli Sherif Tiraspol dhe Manchester United.
Moldavët sfidojnë gjigantët anglezë, por mesfushori shqiptar Regi Lushkja nuk është i grumbulluar dhe humbet shansin të sfidojë Cristiano Ronaldon. Në të njëjtin orar në fushë do të jetë edhe Lazio e Elseid Hysajt, e angazhuar në transfertën daneze ndaj Midtyjland.
Roma është një prej skuadrave të mëdha që nuk e nisi mirë këtë edicion të Europa League. Skuadra e Jose Mourinho kanë shansin të marrin tri pikët e para përballë modestëve të HJK Helsinki. Një tjetër ndeshje interesante është dhe ajo mes Rennes dhe Fenerbahce.
KOHA JONË SONDAZH

