EUROPA LEAGUE/ United merr fitoren e parë me CR7, Lazio pëson humbje turpëruese (VIDEO)

Manchester United më në fund merr fitoren e parë në Europa League, duke triumfuar pastër 2-0 në transfertën ndaj Sheriff Triaspol-it, në javën e dytë të kompeticionit

Jadon Sancho zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17-të, ndërsa Cristiano Ronaldoi do të dyfishonte rezultatin në 2-0 me një penallti në minutën e 39-të.

Me golin e shënuar kundër Sheriff, i pari për të në Europa League, Cristiano Ronaldo ka shënuar në çdo kompeticion ku ka marrë pjesë me klubin dhe kombëtaren në karrierën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Portugezi po kalonte një moment të vështir në këtë sezon, por që gjithsesi tashmë mund të jetë momenti i duhur për ti dhënë një përgjigje pozitive trajnerit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lazio ndërkohë është turpëruar në shifrat 5-1 nga Midtjylland në transfertë. Milinkovic-Savic shënoi golin e vetëm për bardhekaltrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?