FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Europa mezi pret ‘derbin shqiptar’, Ragip Xhaka: Dua barazim

 

Këto dy ditë, portalet e huaja janë të mbushura me lajme për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Zvicrës, në Europianin e vitit që vjen.

“Nëse keni menduar se do jetë një ndeshje e mërzitshme, gaboheni”, shkruan DreamTeam.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas portalit, kjo do jetë ndeshje për t’u ndjekur, pasi shtatë lojtarë të Shqipërisë kanë lindur në Zvicër, ndërsa në të kundërt, gjashtë lojtarë të Zvicrës kanë origjinë shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri i Zvicrës, boshnjaku Vladimir Petkoviç, thotë se është emocionuese, por edhe pak komike kjo ndeshje.

Të gjithë po presin sidomos duelin mes vëllezërve Xhaka: Taulanti kundër Granitit.

Babai i tyre, Ragipi, thotë se në gjoks i rrahin dy zemra, njëra për Zvicrën dhe tjetra për Shqipërinë.

Ai ka ardhur në Zvicër si emigrant politik.

Ragipi është kopshtar, e shoqja Eli, pastruese.

Djemtë e tyre mbajnë në duar ëndrrat e dy vendeve.

Për kë bën tifo Ragipi?

“Për të dy,” thotë ai për gazetën Blick.

“Shpresoj që të dalë barazim dhe të dy ekipet të kualifikohen ne tetëshe”.

Mediat zvicerane shpresojnë se nuk do ketë fyerje ndaj lojtarëve shqiptarë të Zvicrës, megjithatë postimi i parë që bëri Xherdan Shaqiri në FB, u shoqërua me sharje dhe ofendime nga një pjesë e mirë e tifozëve shqiptarë.

Ndërkohë Franca dhe Zvicra shihen si favorite për të kaluar grupin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?