Europiani i Peshëngritjes në Bukuresht, ja kur ngjiten në pedanë shqiptarët

Në Bukuresht të Rumanisë ka nisur sot Kampionati Europian i Peshëngritjes, një event ku merr pjesë edhe vendi ynë, me 6 shtangistë meshkuj. Peshëngritësja e vetme femër që duhej të përfaqësonte ngjyrat kuqezi, Evangjeli Veli, doli pozitive pak ditë më parë dhe u pezullua përkohësisht nga garat.

Konkurrimi i kuqezinjve do të bëhet në datat 27-30 mars, ku i pari që do të garojë është Romario Avdiraj në peshën 62kg (data 27 mars). Një ditë më pas (28 mars), do të konkurrojnë shtangistët Briken calja e Arbër Çerçizi, të dy në peshën 69kg, ndërsa më datën 29 mars do të marrin pjesë në garë, në peshën 77kg, shtangistët Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj. Konkurrimi i kuqezinjve në Europian do të mbyllet më datën 30 mars me Krenar Shoraj, në peshën 85kg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?