“Faktori T”, zbulohen dy objektivat e Milanit për sulmin

Milani ka nisur planet për sezonin e ri, ku objektivi primar është forcimi i sulmit pas largimit të Ibrahimovic dhe Brahim Diaz. Marcus Thuram është synimi i parë, por nuk do të jetë aspak e thjeshtë pasi konkurrenca nuk mungon. Më pas vjen Mehdi Taremi, i cili është pjesë e Portos dhe ka zhvilluar paraqitje shumë të mira.

Në kampin kuqezi kërkojnë të bëjnë një mini-revolucion në skuadër, për t’i dhënë më shumë alternativa Stefano Piolit, i cili gjatë sezonit të kaluar u zhgënjye jo pak nga lojtarët e stolit.

Taremi ka një kontratë që e mban të lidhur me skuadrën e Portos deri në vitin 2024. Ai kërkohet në Milano, për të ndarë një vend në majën e sulmit së bashku me Olivier Giroud, por edhe me Marcus Thuram.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?