FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Falcao shpërthen pas eliminimit: Arbitri mbante vetëm krahun e Anglisë

Kapiteni i Kolumbisë, Radamel Falcao, ka shpërthyer ndaj arbitrit amerikan Geiger, pas eliminimit të skuadrës së tij me penallti në ndeshjen me Anglinë. Sulmuesi është shprehur se ai ndihmonte në çdo rast anglezët.

“T’ia besosh atë ndeshje një arbitri amerikan është një vendim shumë i diskutueshëm. Ai fliste vetëm anglisht në fushë dhe në çdo situatë të dyshimtë, pozicionohej në krahun e Anglisë. Është e turpshme kjo që ndodhi me gjykimin në këtë ndeshje shumë të rëndësishme”, ka thënë sulmuesi kolumbian.

Amerikani Geiger akordoi një 11-metërsh në favor të Anglisë në pjesën e dytë. Kritika për gjykimin e ndeshjes në fjalë ka pasur edhe Maradona, i cili theksoi se Kolumbia është vjedhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?