Falimenton klubi kinez ku ka luajtur Pato dhe Cannavaro
Futbolli kinez po merr goditjet e para nga pandemia e Covid-19. Gjithmonë i njohur si një destinacion i pasur dhe i gatshëm për të ofruar shifra të çmendura për të bindur yjet e futbollit evropian. Super Liga kineze duhet të përballet me çarjen e parë financiare të një klubi si Tianjin Tianhai.
Një nga klubet që në të kaluarën ka arritur që të rrëmbejë yje të klasit botëror si Fabio Cannavaro, Alexandre Pato, Axel Witsel, apo francezin Anthony Modeste. Tianjin nuk ekziston më, teksa pandemia nuk ka ndikim në këtë rast. Dështimi për të filluar sezonin e rregullt ka ndikuar përfundimisht në të ardhmen e kompanisë dhe statusin e saj aktual të falimentimit.
Gjithçka lindi për problemet me menaxhimit e klubit kinez, i themeluar në vitin 2006 dhe i akuzuar për marketing të paligjshëm në fillim të vitit 2019. Kjo është arsyeja pse ishin në një krizë të thellë ekonomike që është përshpejtuar më shumë nga Covid-19. Shumë klube të njohura kineze janë në vështirësi të mëdha ekonomike në muajt e fundit. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

