Familja Zhang mund të humbasë Interin, nuk ka paguar borxhet te fondi amerikan
Familja Zhang mund të humbasë Interin. Klub zikaltër mund të përfundojë në duart e një tjetër pronari në rast se familja Zhang nuk paguan borxhin që i ka fondit Oaktree.
Mediat e huaja bëjnë me dije se borxhi ndaj fondit amerikan është rritur në vitin e fundit dhe tashmë pronarët e Interit janë të detyruar të shlyejnë detyrimet.
Në dhjetor të vitit 2021, familja Zhang i detyrohej Oaktree 291.1 milionë euro, ndërsa tashmë kjo shifër ka shkuar në 329.6 milionë euro.
Në rast se familja Zhang nuk arrin dot të paguajë këtë shifër që i detyrohet, atëherë fondi amerikan do të marrë kontrollin e klubit zikaltër.
KOHA JONË SONDAZH

