Faqja me filma për të rritur kërkon të bëhet sponsor në fanellën e Interit

Prej disa javësh fanella e Inter-it karakterizohet nga një veçanti: nuk ka më sponsorin në pjesën e përparme të uniformës, sepse DigitalBits nuk ka respektuar pagesat për kompaninë e Steven Zhang.

Së fundmi skuadra zikaltër ka marrë një propozim mjaft të konsiderueshëm nga një faqe për të rritur të vendosur për të zgjidhur problemet e sponsorit të Interit.

Faqja në fjalë është My.Club dhe gazeta që raporton këtë lajm është Mirror e cila shkruan:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sajti për të rritur My.Club ka ofruar një marrëveshje që mund të shkojë deri në 80 milionë paund (rreth 100 milionë euro) për t’u bërë sponsor zyrtar i Interit deri në vitin 2029”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për më tepër, faqja ka krijuar tashmë një llogari ekskluzive për zikaltrit me mesazhin e mëposhtëm: “Kjo faqe dhe kjo fanellë janë ekskluzivisht të siguruara për ndoshta klubin më të mirë të futbollit në Europë”.

Internazionale.fr (@SoloInter) / Twitter

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?