FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fatbardh Jera: Mbledhja e nesërme do të jetë një fillim i mbarë

I ftuar në emisionin “Sport News Plus” të gazetares Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Fatbardh Jera, u shpreh:

A mos është vendimi, një lloj presioni, për të mos patur më dhunë?

Faktikisht është e vështirë për të dhënë një përgjigje. Mbledhja e nesërme do të jetë një fillim i mbarë, duke iu referuar ligjit të sportit. Shteti po mendon seriozisht, për t’i paraprirë problemit. Në qoftë se do të kemi ligj të sportit, këto fenomene nuk do të ndodhin. Nuk do të shkojë puna deri në bojkot. Duhet të luhet kampionati normal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cilat mund të jetë rrugëdalja për lojtarët e Kamzës?
Nuk jam në gjendje të jap një zgjidhje. Unë kam qenë futbollist vetë dhe jam gjithmonë në anën e futbollistëve. Do kisha parë dëshira të bëjë një zgjidhje. Nesër ne kemi takim me kabinetin e Ramës. Pas kësaj kemi mbledhje me Komitetin Ekzekutiv. Mund ta shtrojmë atje këtë çështje dhe shpresoj të gjendet një zgjidhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?