Fati e “dënon” sërish sportistin belg, pëson dëmtim të rëndë dhe largohet në karrige me rrota

Një sportist belg përfundoi në karrige me rrota në Tokio pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë. Thomas Van der Plaetsen po konkurronte në kërcimin së gjati, por u detyrua që të tërhiqej, pasi pësoi fillimisht një dëmtim në kyçin e këmbës në tentativën e parë të hedhjes.

Edhe pse në fillim dukej si një hedhje komike, në fakt rezistoi fatale për belgun, i cili me ndihmën e mjekëve u vendos në një karrige me rrota. Karriera e tij ka qenë e tmerrshme deri më tani, teksa në tetorin e 2014-ës u diagnostifikua me kancer në testikuj.

30-vjeçari shumë e zgjati gjurin e tij të djathtë dhe u rrëzua anash në rërë

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai arriti që ta fitonte atë betejë dhe pas një viti fitoi një konkurs në Korenë e Jugut për studentët më të mirë në botë. Forma e tij e mirë vazhdoi vitin e ardhshëm pasi fitoi përsëri medaljen e artë në Kampionatin Evropian para se të zinte vendin e tetë në Olimpiadën e Rio de Janeiro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që atëherë, ai nuk ka arritur që të marrë medalje, duke mos përfunduar Kampionatin Botëror dhe Evropian në 2017, para se të përfundonte i gjashti në Kampionatet Evropian në Glasgow në 2018-ën, ndërkohë që u rendit i nënti në Kampionatin Botëror në vitin 2019. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?