Federata Italiane e Futbollit falë Lukakun, mund të luajë ndaj Juventusit

Romelu Lukaku nuk do të ishte i pranishëm në ndeshjen e kthimit ndaj Juventusit në Kupën e Italisë. Megjithatë, Federara Italiane e Futbollit ka marrë një vendim për sulmuesin belg.

Lukaku do të jetë i pranishëm në “Giuseppe Meazza” për ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Juventusit. Presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina ka marrë një vendim për sulmuesin zikaltër dhe ka vendosur ta falë atë për shkak të racizmit të përdorur ndaj belgut.

Rikujtojmë se Lukaku shënoi në minutën e fundit ndaj bardhezinjve dhe festoi ndaj kritikëve në stadium. Për shkak të kësaj, ai u ndëshkua me karton të kuq dhe u pezullua.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?