Federata Italiane e pëson nga tifozët e Juventusit, Gravina: Po ranë abonimet, dëme të pariparueshme
Heqja e 15 pikëve në klasifikimin e tabelës së Serie A, kla sjell reagimin e menjëherëshëm të tifozëve të Juventusit.
Pas vendimit të marrë nga Federata Italiane e Futbollit, tifozët bardhezi anuluan mbi 600 mijë abonim që kishin bërë për të parë kampionatin italian.
Kjo gjë e ka shqetësuar vërtetë Presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina. Në një fjalim në Universitetin Bocconi, ai ngre alarm duke thënë se heqja e abonimeve të tifozëve juventinë, po krijon dëme të mëdha në futbollin italian.
“Situata e vlerës së të drejtave tona televizive po na shqetëson shumë, duke qenë se Serie A është lokomotiva e lëvizjes sonë. Nëse të drejtat televizive bien ndjeshëm, do të ketë dëme të pariparueshme për të gjithë sektorin e futbollit italian”, u shpreh Gravina.
KOHA JONË SONDAZH

