Ferdinand: Van Dijk s’e meritonte çmimin, Messi dhe Ronaldo vendosin rekorde !
Ish-mbrojtësi i njohur Rio Ferdinand, i cili aktualisht punon si opinionit te “BT Sport” është shprehur se Van Dijk nuk e meritonte çmimin e lojtarit në të mirë të sezonit para Messit dhe Ronaldos. Legjenda e Manchester United nuk i kursen fjalët e mira për mbrojtësin, por sipas tij është shumë më e vështirë që të shënosh gol sesa të mbrosh.
“Nuk kam asnjë dyshim se se Virgil van Dijk është mbrojtësi më i mirë në planet sot. Megjithatë, kur një njeri shënon 50 gola në një sezon, siç bëri Messi, apo Cristiano me tre trofe të fituar këtë sezon, shto efektin që portugezi pati në një kampionat të ri dhe me kombëtaren, nuk mund të shikosh përtej tyre.
Njerëzit thonë: ah, është pak e mërzitshme që ata të dy të jenë akoma fitues, por Messi dhe Ronaldo po vendosin rekorde që nuk janë parë kurrë më parë. Unë kam luajtur si qendërmbrojtës dhe jam i kënaqur që e fitoi Van Dijk.
Unë nuk do t’i shpenzoja paratë e fituara për të parë duke luajtur një mbrojtës. Kjo nuk më argëton, është kaq e thjeshtë! Unë dua të hidhem nga vendi, të bërtas: oh, Zoti im, çfarë performance, çfarë goli!”, deklaroi Ferdinand.
KOHA JONË SONDAZH

