Festa e çmendur për titullin në Napoli lë pasoja, një i vdekur dhe 7 të plagosur
Një person humbi jetën dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur në Napoli nga të shtënat me armë zjarri dhe fishekzjarrët gjatë festimeve për fitoren e titullit kampion në Serie A.
26-vjeçari që humbi jetën u dërgua në spitalin Cardarelli në gjendje të rëndë, teksa detajet e ngjarjes janë ende duke u hetuar, por mendohet se nuk ka lidhje me festimet. Personat e tjerë u plagosën në duar si pasojë e fishekzjarrëve, teksa mbi 200 kanë kërkuar ndihmë në spital.
Nga ana tjetër, të lënduar pati dhe në stadiumin e Udines, ku 8 persona morën ndihmën e parë pas shtyrjes së turmës, pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit që lajmëroi fundin e takimit.
Napoli arriti një barazim 1-1 në Udine mbrëmjen e kaluar, duke u shpallur matematikisht kampion i Italisë për të tretën herë në histori.



KOHA JONË SONDAZH

