Festoi me shqiponjë, FIFA nis hetimin edhe për kapitenin e Zvicrës

Kapiteni i përfaqësueses së Zvicrës, Stefan Lichtsteiner do t’i bashkohet hetimit që po bëhet ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit nga FIFA, për mënyrën e festimit pas shënimit të golave në ndeshjen kundër Serbisë.

Sipas gazetarit të BBC, Richard Conway, FIFA do të procedojë mbrojtësin e Arsenalit dhe ky vendim është marrë pasditen e së dielës.

Njoftimi i FIFA-s vijon gjithashtu me hapjen e hetimit për Presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë, Slavisha Kokeza dhe trajnerin e kombëtares serbe, Mlladen Krstajiç në mbyllje të ndeshjes në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?