“Festoni dhe kthehuni duke ëndërruar”, zbulohet fjalimi i Sylvinhos pas fitores ndaj Ishujve Faroe (VIDEO)

Pasi mori 6 pikë në ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë festuar në dhomat e zhveshjes.

Federata ka publikuar edhe një video të shkurtër teksa futbollistët këndojnë së bashku “O sa mirë me qenë shqiptarë”.

Ndërkohë është publikuar edhe fjalimi i trajnerit Sylvinho, i cili i ka thënë lojtarëve ndër të tjera që duhet të kthehen duke ëndërruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua t’ju shoh të gjithëve në sy. E merituat, festoni dhe duhet të ktheheni duke ëndërruar”, tha Sylvinho.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?