Feyenoordi hakmerret ndaj Romës, fiton duelin e parë në Holandë (VIDEO)
Feyenoordi ka arritur një fitore të rëndësishme 1-0 në duelin e parë çerekfinal ndaj Romës, duke u hakmarrë disi për humbjen e finales së vitit të kaluar në Tiranë.
Sfida e parë u luajt në “De Kuip” dhe u vendos nga super goli i Mats Weiffer në minutën e 54-të. Roma humbi një penallti në fundin e pjesës së parë.
Lorenzo Pellegrini kishte shansin e artë të kalonte italianët në avantazh, por kapiteni u ndal nga shtylla. Jose Mourinho humbi shërbimet e Paulo Dybala dhe Tammy Abraham për shkaqe dëmtimesh.
KOHA JONË SONDAZH

