FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FIFA dënon një skuadër shqiptare

Komisioni i Disiplinës në FIFA ka ndëshkuar me heqjen e 3 pikëve në klasifikim klubin e futbollit Shkumbini lidhur me mosdhënien e pagës së lojtarit Federico Mazur.

Shkumbini ishte denoncuar nga klubi Atletico All Boys. Për shkak të moszbatimit të vendimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës i FIFA-s, më datë 7 Shtator 2017 nga ana e klubit të futbollit Shkumbini, skuadrës peqinase i janë hequr 3 pikë nga renditja aktuale. Me heqjen e këtyre pikëve, Shkumbini shkon në 12 pikë, duke u renditur në vendin e parafundit të klasifikimit të Grupit B të Kategorisë së Parë.

Ditën e djeshme, Komisioni i Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit në UEFA mori edhe zyrtarisht vendimin për dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut nga kupat e Europës, si dhe gjobitjen prej një milion eurosh, pas akuzave për trukim, duke lënë në fuqi pretencën e kërkuar nga inspektorët e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi është marrë në mbledhjen e 21 marsit të këtij Komisioni, ndërkohë që është bërë zyrtar vetëm këtë të enjte, edhe pse Skënderbeut dhe palëve të përfshira u është kërkuar që të mos e bëjnë publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?