FIFA heton shqiptarët për shqiponjën, por publikon fotografinë nacionaliste serbe
FIFA ka hapur procedurë disiplinore për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, pasi dy lojtarët shqiptarë kanë festuar duke bërë shqiponjën pas golave të shënuar ndaj Serbisë në ndeshjen e dytë të grupit E të Kupës së Botës si pjesë e ekipit sviceran.
Ky vendim i FIFA-s i ka shokuar të gjithë, pasi festimi i lojtarëve shqiptarë nuk kishte të bënte aspak me provokim politik ndaj serbëve, por ishte vetëm reagim emocional i lojtarëve.
Por FIFA siç duket ka harruar se çfarë ka bërë pak para fillimit të kampionatit botëror. Federata Ndërkombëtare e Futbollit kishte postuar një fotografi të mesfushorit serb, Nemanja Matic me 12 qershor në faqen zyrtare në Facebook. Në atë fotografi, lojtari shihet duke ngritur tre gishta – veprim ky i cili është totalisht politik dhe kundër shqiptarëve.

Por çfarë nënkupton ngritja e tre gishtave?
Përdorimi i parë i popullarizuar i përshëndetjes me tre-gishtat (me gishta të ndara) ishte në vitin 1988, kur serbët e përdorën për të kundërshtuar shqiptarët, kroatët dhe sllovenët. Gjesti i tre gishtave është një simbol ekskluziv serb, i cili në vitet e fundit ka marrë ngjyrime të forta nacionaliste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë, shkruan Kosova sot.
KOHA JONË SONDAZH

